Ertan Demiri, përforcimi i radhës i të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2013 | 15:35

Ertan Demiri, përforcimi i radhës i të kuqve

Ertan DemiriMbrojtësi shqiptar nga Maqedonia, Ertan Demiri, ka nënshkruar të hënën një kontratë 2-vjecare me klubin e kuq. Ai ka lindur më 24 janar 1979 dhe është një futbollist me shumë eksperiencë, që ka luajtur në Maqedoni me FK Shkëndija 79 së fundi. Demiri u lind në Çair, Shkup, ku u rrit dhe u formua si futbollist, derisa regjistrohet fillimisht me FK Sloga Jugomagnat, klub futbolli i bazuar në Çair.
Karriera në Maqedoni  Demiri qëndroi në Sloga Jugomagnat për pesë vjet, duke luajtur 78 ndeshje dhe shënuar tre gola. Ai e ndihmoi Slogën të fitojë ligën e parë maqedonase. Pas këtij momenti të suksesshëm, Demiri u largua dhe iu bashkua një tjetër klubi të Shkupit, FK Vardar. Aty luajti 42 ndeshje dhe shënoi dy herë. Në fund të sezonit 2007, Demiri u zhvendos te rivalët e FK Rabotnički, ku u aktivizua për një sezon dhe luajti 26 ndeshje. Në këtë “stacion” të karrierës e ndihmoi ekipin e vet të fitojë edhe Kupën e Maqedonisë dhe ligën e parë maqedonase. Demiri ishte gjithashtu anëtar i rëndësishëm i skuadrës dhe pati një ndikim të konsiderueshëm gjatë periudhës kualifikuese të Kupës UEFA. Ai shënoi një gol kundër ND Gorica në ndeshjen e dytë dhe dha një ndihmesë të madhe për triumfin kundër HSK Zrinjski Mostar. Demiri, po ashtu, kishte një ndikim të fortë në ndeshjen kundër skuadrës së Premier Ligës angleze, Bolton Wanderers.
Qasja agresive e Demirit në mbrojtje e ndihmoi shumë Rabotničkin në sfidën kundër Boltonit. Pas sezonit të tij në FK Rabotnički, Demiri u zhvendos jashtë vendit, për të luajtur me Lokeren të Belgjikës.
Kalimi te Lokeren Demiri la kampionatin e Maqedonisë për të kaluar në ligën belge të futbollit në sezonin 2009-2010. Megjithatë, nuk u përshtat në këtë eksperiencë të huaj. Ai luajti 9 ndeshje me skuadrën belge dhe u largua prej saj në vitin 2010. Pas aktivizimit të shkurtër me Al Taawon dhe Bylisin e Ballshit, Demiri u kthye në ligën e Maqedonisë, duke u bashkuar me FK Teteks. Gjatë pushimit të dimrit të sezonit 2011-2012, Demiri u zhvendos tek rivalët e FK Shkëndijës.
Karriera Ndërkombëtare Demiri ka bërë një paraqitje edhe për ekipin kombëtar maqedonas, duke luajtur kundër Moldavisë në një miqësore ndërkombëtare. Ai ishte zëvendësues i papërdorur i Republikës së Maqedonisë në një ndeshje kualifikuese për “FIFA Ëorld Cup 2010” kundër Skocisë, më 6 shtator 2008.

 

 

 

“Pasaporta”, Ertan Demiri

Personal information

Datëlindja 24 janar 1979 (34 vjec)
Vendlindja Shkup, Mqedoni
Gjatësia 1.81 m
Pozicioni Mesfushor-mbrojtës

Klubet

Klubi i fundit KF Shkëndija
Numri fanellës 4

Karriera me të rinjtë

  FK Sloga Jugomagnat

Karriera me të rriturit

Viti Skuadra

Ndeshje

Gola

1999-2004 Sloga Jugomagnat

78

(3)

2005-2007 Vardar Skopje

42

(2)

2007-2008 Rabotnicki Skopje

26

(0)

2008-2010 Lokeren

9

(0)

2010 FK Metalurg Skopje

12

(0)

2011 Al Taaëon

8

(0)

2011 KS Bylis Ballsh

1

(0)

2011-2012 FK Teteks

11

(0)

2012- KF Shkëndija

30

(0)

Karriera me kombëtaren

2007 Maqedonia

1

(0)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"