Eros Grezda i publikon pamjet e modeles ku mezi njihet, Oriola Marashi merr “hak” menjëherë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2020 | 23:24

Eros Grezda i publikon pamjet e modeles ku mezi njihet, Oriola Marashi merr “hak” menjëherë

Oriola Marashi dhe Eros Grezda po shijojnë momentet më të bukura të dashurisë së tyre. Pasi hodhën poshtë thashethemet për ndarje, çifti ndan herë pas herë foto e video në krahët e njëri-tjetrit për të treguar se janë bashkë dhe të lumtur.

Së fundmi, futbollisti publikoi pamje teksa drekonin në restorant dhe teksa modelja po priste që ai t’i realizonte një foto të bukur, Eros Greza i vendosi efekt duke e transformuar në përpjekje për ta bërë të shëmtuar.

“Shumë bukur dukesh,”– shkroi ai krahas pamjeve, ku partnerja e tij mezi njihet, dhe e shoqëroi me emoji duke qeshur me lot.

Por Oriola Marashi nuk ka pritur dhe ka marrë hak menjëherë, duke ndarë një foto të futbollistit po ashtu të transformuar me të njëjtin efekt dhe shkroi: “Edhe ti jetë”.

/Panoramaplus.al

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"