Ernesto Valverde: Konkurrenca Mesi-Ronaldo ka marrë fund, kurioz të shikoj Realin në Champions tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 20:46

Ernesto Valverde: Konkurrenca Mesi-Ronaldo ka marrë fund, kurioz të shikoj Realin në Champions tani

Konkurrenca midis Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos ka marrë fund. Ky është mendim ii trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde i cili tashmë është kurioz të dijë se çfarë ndikimi do të ketë ikja e Ronaldos në performancën e skuadrës në Uefa Champions League.

ronaldo mesi

“Largimi i Ronaldos ka përfunduar konkurrencën mes tij dhe Messit sepse njerëzit nuk e përmendin njërin, pa e përmendur tjetrin. Shumë njerëz janë të interesuar, që të shohim se si futbolli i Real Madridit do të ndikohet dhe çka mund të bëjnë ata në tregun e transferimeve. Po ashtu do të shohim se si do të ndikojë largimi i Ronaldos në La Liga dhe ndryshimi i klubit në Ligën e Kampionëve.”– ka deklaruar Ernesto Valverde.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"