“Ernest Gjokës i kam thënë që dua të jem sa më shpejt me ekipin”, Bruno Dita: Ja pse e zgjodha Shkëndijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 18:30

“Ernest Gjokës i kam thënë që dua të jem sa më shpejt me ekipin”, Bruno Dita: Ja pse e zgjodha Shkëndijën

Bruno Dita pasi njoftoi largimin e tij nga Skënderbeu, njoftoi kalimin e tij te Shkëndija e Tetovës, ku ai shprehet se diçka me këtë klub e kishte arritur që në janar.dita

Në intervistën për kanalin zyrtar të klub it tetovar, mesfushori është shprehur se kuqezinjtë i zgjodhi për shkak se ka pasur shumë bashkëlojtar që kanë qenë pjesë e tetovarëve dhe i kanë thënë fjalë të mira. Gjithashtu ai është shprehur se dëshiron të fitojë titullin me këtë skuadër dhe ta festojë me tifozët.

“Ndihem shumë i lumtur, mendoj kam bërë zgjedhjen e duhur dhe do të jap maksimumin për të arritur objektivat e klubit.

Shkëndijën e zgjodha pasi kam pasur bashkëlojtarë që kanë qenë edhe pjesë e Shkëndijës dhe më kanë folur shumë fjalë të mira për Shkëndijën. Është klub serioz dhe tjetra është se skuadra merr pjesë çdo vit në Kupat e Europës dhe synon të dalë kampion. Për çdo lojtarë titulli kampion mendoj se është kulmi.

Jam shpallur kampion te Skënderbeu, por dëshira ime është të shpallem çdo vit kampion dhe mendoj se secili futbollist dëshiron të shpallet kampion. Shpresoj që edhe këtu ta fitojmë titullin kampion. Më kanë thënë dhe e kam parë edhe në video se tifozeria është shumë e flaktë dhe mendoj se do jetë gjë e bukur përpara tifozëve tanë të shpallemi kampion.

Të them të drejtën Shkëndijën e kam parë në kalimin e tureve të Europës vite më parë. Mendoj se ishte viti i parë që Shkëndija kalonte shumë ture në Europë.dita te shkendija

Aty mu shtua dëshira më shumë për ta ndjekur, duke parë që edhe është një skaudër shqiptare. Me Shkëndijën kam folur edhe në janar dhe u bë diçka konkrete, por vetëm kontrata që kisha me Skënderbeun nuk lejonte të bëhej finalizimi. Zoti deshi të firmosja tani dhe jam shumë i lumtur.

Normalisht se sa më shpejtë dua të zbres në fushë. Në një bisedë që kam pasur ditë më parë me profesor Nestin, i kam thënë që unë dua të jem sa më shpejtë me ekipin si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Por vetëm që kishim ndeshje me Skënderbeun dhe duhej ta përfundoja kampionatin. Por dëshira ime është që sa më shpejt të zbres në fushë. Do të jap maksimumin nga vetja ime dhe Shkëndija mbi të gjitha.”, u shpreh Dita.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"