Ernest Gjoka fillon menjëherë nga puna: Sfidë e vështirë, ja çfarë më bindi që firmosa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 16:55

Ernest Gjoka fillon menjëherë nga puna: Sfidë e vështirë, ja çfarë më bindi që firmosa

Dje në mesditë është bërë prezantimi i trajnerit të ri të Kamzës. Ai do të jetë Ernest Gjoka një trajner që e ka drejtuar në vitin historik të kësaj skuadre, kur u ngjit për herë të parë në një kategori elitare (sezoni 2011-12). Ka qenë vetë presidenti Qarri dhe stafi drejtues, që kanë bërë prezantimin para lojtarëve në ambientet e brendshme të Qëndrës Kombëtare Stërvitorë në Kamzë. Trajneri i ri ka ardhur me stafin e përbërë nga zëvendësi i tij Fatjon Tafaj, si dhe një stërvitës atletik.

Gjoka Kamza

Trajneri i portierëve nuk do të ndryshojë, do të jetë pikërisht Bledar Vashaku, i cili mbante të njëjtin post edhe në kohën kur skuadra u drejtua nga Devolli dhe Duro. Para seancës së parë të trajnerit Gjoka, ”Panorama Sport” arriti t’i merrte një intervistë trajnerit të ri lidhur me faktorët që e detyruan atë që rimerrte për herë të dytë ekipin kamzali pas 6 vitesh.

Çfarë ju bindi të zgjidhnit Kamzën në këtë moment delikat?

Që të marrësh Kamzën në këtë gjendje e në këtë moment delikat, sigurisht që është një sfidë e vështirë. Mos harroni që kjo është puna e trajnerit të marrë përsipër edhe sfida apo raste të tilla, e ky është një rast, që nuk të ndodh shpesh, por kemi marrë garancinë dhe mbështetjen e presidentit Qarri për ta nxjerrë nga ky moment delikat.

Çfarë garancie keni marrë nga Qarri?

Një inspektim të gjatë që kemi bërë me presidentin Qarri dje dhe ku kemi biseduar gjerë e gjatë mbi gjithçka në klub, arritëm ta merrnim përsipër për të qenë trajner i ekipit të Kamzës, ku kemi nënshkruar dhe kontratën. Dhe nga sot mendoj që me ekipin ta nisim ndryshe nga ajo që ka kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"