“Erling Haland është magjik”, trajneri i Dortmundit: Nuk e prisja të shpërthente kaq shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 23:25

“Erling Haland është magjik”, trajneri i Dortmundit: Nuk e prisja të shpërthente kaq shpejt

Lysien Favre ishte shumë i lumtur për fitoren e çmendur në Augsburg. Ishte pikërisht trajneri verdhezi ai që ndryshoi fatin e ndeshjes, pasi vendosi të fuste në lojë sulmuesin norvegjez, Haland, pasi skuadra po humbiste 3-1. 

5e23b0a8bcf7a

“Një fitore e madhe, jam shumë i lumtur. Ishte një start perfekt i fazës së dytë, edhe pse nga ndeshja kam disa kritika për skuadrën”, tha Favre.

“Haland? Çfarë mund të them, ishte magjik. Nuk e prisja që të shënonte tre gola në start. Në stërvitje pashë që ishte prapa skuadrës dhe ndaj nuk e aktivizova që në start. Por, ai do të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës në ndeshjet e ardhshme. Duhet të vazhdojë të punojë fort”, tha Favre për “Kicker” pas suksesit në Augsburg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"