Erikseni gati të largohet nga Totenhemi, londinezët gjejnë zëvendësuesin tek… Ajaksi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 12:39

Erikseni gati të largohet nga Totenhemi, londinezët gjejnë zëvendësuesin tek… Ajaksi

Kristian Eriksen me shumë mundësi do të largohet nga Totenhemi në fund të këtij sezoni, por nuk përjashtohet mundësia që të lërë londinezët që në merkaton e janarit.

Eriksen.Tottenham.2020.serio.750x450

Por, Poçetino duket se ka gjetur zëvendësuesin e danezit. Hakim Zijesh është lojtari që Totenhemi ka vënë në sy dhe është gati ta rrëmbejë nga holandezët.

Siç raportojnë mediat angleze, Zijesh nuk është kundër kalimit në Angli. Duket se pas De Ligt dhe De Jong, tashmë do të largohet dhe marokeni, nga Ajaksi.

hakim zijesh

Totenhemi ka nevojë për përforcime, pasi nuk ndodhet në një pozitë komode në kampionat dhe vitet e fundit nuk e ka freskuar aspak organikën.

Mbetet të shihet tashmë se cila do të jetë lëvizja e klubit londinez për të sjellë në skuadër yllin e Ajaksit.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"