Eriksen thuajse i larguar, futbollisti shqiptar refuzon Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 23:49

Eriksen thuajse i larguar, futbollisti shqiptar refuzon Interin

Siç u shpjegua nga Xhuzepe Marota përpara Inter-Torino (“Do të kërkojmë kushtet e duhura”), klubi milanez tashmë konsideron me kujdes maksimal hipotezën e një divorci nga Kristian Erikseni që në janar, një vit larg blerjes së tij (për 27 milionë në total) nga Totenhemi.

ERIKSEN

Do të nevojitet gjithmonë një ofertë e rëndësishme në para ose një shkëmbim (Paredes i PSG-së është kandidat, Xhaka i Arsenalit ka refuzuar).

Xhaka

Zero minuta në fushë edhe në ndeshjen e fundit për 28-vjeçarin, i cili përjetoi sfidën e tretë radhazi si spektator me zikaltrit pas Atalantës dhe Realit të Madridit. Po jeton gjithmonë e më shumë si i huaj në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"