Eriksen drejt largimit, Interi mendon ta shkëmbejë me mesfushorin e Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 20:55

Eriksen drejt largimit, Interi mendon ta shkëmbejë me mesfushorin e Arsenalit

Në një merkato të janarit absolutisht të ndalur, Interi po kërkon lëvizjet e para. I duhet gjetur një sistemim Kristian Eriksenit dhe kërkohet një përforcim në mesfushë, një element me karakteristika më fizike se danezi.

eriksen

Hipoteza e një shkëmbimi që mund të përmbushë të dyja kërkesat ka fituar kuotë gjatë orëve të fundit. Ai me Lukas Torreirën, uruguaianin e Arsenalit (i huazuar tek Atletiko) që pëlqehet nga Antonio Konte, i cili e shikon si alternativën ideale të Marselo Brozoviçit.

Ndërkohë, pas suksesit të bukur kundër Juventusit në kampionat, Interi i Kontes po përgatit ndeshjen ndaj Udinezes, që mbyll fazën e parë. Zikaltrit pas stërvitjes së djeshme sfiduan Pro Seston, skuadër e Serisë C, në një miqësore, duke fituar 4-0. Dy lajme të mira për trajnerin zikaltër: dopietë e Eriksenit dhe punë në fushë e Aleksis Sançezit, i cili pas shqetësimit në Inter-Juve duhet të jetë gati për të shtunën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"