Eriksen do të jetë “xholi” i merkatos zikaltër, ja lojtarët e mundshëm për shkëmbimin me yllin danez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 21:31

Eriksen do të jetë “xholi” i merkatos zikaltër, ja lojtarët e mundshëm për shkëmbimin me yllin danez

Kristian Eriksen mund të jetë një “xhol” për Interin në merkaton e janarit.

eriksen.inter.2020.21.750x450

Siç raporton e përditshmja torineze “Tuttosport”, sipas asaj që po vlerësojnë zikaltërit, dëshirojnë të fusin në shkëmbim yllin danez me Xhakën e Arsenalit, me Paredes të PSG-së ose dhe me Tolison e Bajen Mynihut. ku këta të fundit kishin trokitur në derën e Interit për Eriksenin duke ofruar shkëmbim me Zherom Boatengun.

Nuk dihet ende e ardhmja e mesfushorit 28-vjeçar, por duket gjithnjë e më larg dyerve të “Appiano Gentile”-s, ku Antonio Konte e quan si të padëshiruar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"