Eriksen do Botërorin, një kandidat surprizë hyn në garë për mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 10:23

Eriksen do Botërorin, një kandidat surprizë hyn në garë për mesfushorin

Kristian Eriksen duket se ka harruar tmerrin e përjetuar në verë gjatë Europianit (Danimarkë-Finlandë 12.6.2021) ku rrezikoi jetën dhe tani gjithnjë e më shumë po mendon për kthimin në fushë.

eriksenii

 

Pavarësisht se me aparat në zemër, për mesfushorin danez nuk mungon interesi, ku një ndër klubet që është gati t’i ofrojë një kontratë është Bajerni i Mynihut. Objektivi madhor i tij është të grumbullohet me kombëtaren daneze për kampionatin e ardhshëm botëror në Katar, ku nordikët janë kualifikuar drejtpërdrejt.

“Dua të jem në Katar” ka thënë ndër të tjera ai për radion daneze “DR”. Por për ta arritur qëllimin atij i nevojitet një skuadër e dorës së parë. Klubeve si Ajaksi dhe Totenhemi, në orët e fundit u është shtuar dhe Bajerni i Mynihut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"