Erik Kantona: Nuk e kuptoj pse Nejmari erdhi në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 22:58

Erik Kantona: Nuk e kuptoj pse Nejmari erdhi në Francë

Transferimi i brazilianit Nejmar nga katalanasit e Barcelonës tek PSG, vazhdon të krijojë polemika në Francë. Ishte legjenda Erik Kantona, ai i cili ka ngritur pikëpyetje për këtë lëvizje të sulmuesit drejt kampionatit francez.

nejmar

Gjatë një interviste për “Yahoo Sports”, Kantona shprehet: “Nuk e kuptoj pse Nejmar ka ardhur këtu, për të luajtur kundër skuadrave si Guingamp apo Angers. Nëse ka ardhur për Ligën e Kampioneve, ai do të luante maksimumi 10 ndeshje në sezon. A e kupton ky njeri në çfarë ku është transferuar? Ky nuk është vizioni im për pasionin dhe futbollin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"