“Erë e re” te Korabi, Bashkia e Dibrës ofron për klubin një… rezidencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2018 | 20:15

“Erë e re” te Korabi, Bashkia e Dibrës ofron për klubin një… rezidencë

Te Korabi nis një “erë e re”. Pas shumë vitesh duket se do të ketë bashkëpunim të rëndë- sishëm mes klubit dhe Bashkisë së Dibrës, e cila ka nisur të jetë më shumë e interesuar për skuadrën. Dje është nënshkruar një marrëveshje mes Bashkisë dhe Klubit për një rezidencë të re akomodimi për skuadrën gjatë javës apo edhe përpara takimeve zyrtare.

korabi

MARRËVESHJA

“Sot (dje) u zhvillua një takim me rëndësi për ekipin e Korabit ku u nënshkrua edhe marrëveshja mes Bashkisë dhe klubit të futbollit për një rezidencë akomodimi të ekipit. Në takim mori pjesë kryetari i Bashkisë Dibër, Muharrem Rama, sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Xhelil Paci, drejtori i Emergjencave, Hazbi Kamberi, drejtori i Korabit, Fehmi Mëziu dhe Shpëtim Toska, të cilët gjithashtu vizituan nga afër stadiumin dhe ambientet e akomodimit për ekipin.

Gjithashtu, u diskutua mbi problemet dhe vështirësitë që shqetësojnë mbarëvajtjen e futbollit dibran. Kryetari i Bashkisë së bashku me vartësit e tij garantuan mbështetje maksimale për një ekip model që të përfaqësojë denjësisht fanellën e ekipit të futbollit dibran. Klubi i futbollit Korabi shpreh vlerësimet për stafin e Bashkisë, në veçanti kryetarin, Muharrem Rama për ndihmën e dhënë dhe garancinë që premtoi për të ardhmen”, bëhet e ditur në reagimin e klubit dibran pas marrëveshjes së djeshme.

Korabi ia doli të mbijetonte në Kategorinë e Parë pas fitores 1-0 që arriti në javën e fundit në Pukë. Një sfidë dramatike ku dibranët i shpëtuan “play-out”-it vetëm në sekondat e fundit, pasi shënuan me një kundërsulm të shpejtë.

Fatmir Zhuzhi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"