Erdogani sponsor te Reali, madrilenët lënë pas Mançester Junajtid dhe Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 17:00

Erdogani sponsor te Reali, madrilenët lënë pas Mançester Junajtid dhe Barcelonën

Reali i Madridit ka arritur një marrëveshje me Zyrën e Turizmit në Turqi, e cila do të sponsorizojë fanellat e stërvitjes së klubit për 12 milionë euro në sezon.Reali

Kjo do të jetë hera e parë që “Los Blancos” do të mbajnë fanella me sponsor në stërvitje, ndërkohë që klubi ka një marrëveshje sponsorizimi për fanellën e parë me kompaninë e fluturimit “Fly Emirates” deri në vitin 2022 (nga e cila fiton 70 milionë euro në vit).

Reali ka kontratën e sponsorizimit të fanellës më të shtrenjtë në Europë, duke lënë pas Mançester Junajtid, që fiton 62 milionë euro në vit nga gjiganti i automobilave “Chevrolet” dhe Barcelona, e cila bashkëpunon me “Rakuten” në këmbim të 55 milionë eurove në vit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"