Erdhi si titullar te Partizani, mbrojtësi ka përfunduar si tifoz i kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 17:59

Erdhi si titullar te Partizani, mbrojtësi ka përfunduar si tifoz i kuq

Seanca e djeshme stërvitore në Elbasan nisi me duartrokitje te të kuqtë, pasi dje Esat Mala ka festuar 20-vjetorin e lindjes. Me grupin e bashkuar, në fillim të seancës së zhvilluar sërish në Elbasan, u bë mbledhja e zakonshme me trajnerin para nisjes së përgatitjeve. Harmonia duket si çelësi i suksesit te të kuqtë këtë sezon dhe kjo shihet më së miri te marrëdhëniet që lojtarët kanë me njëri-tjetrin dhe stafin.

GJK_0950

RIKTHIMET – Partizanit i rikthehen dy futbollistë nga grumbullimi me Kombëtaren U-21, Esat Mala dhe Rubin Hebaj, të cilët i janë bashkuar dje grupit. Shkodrani u integrua menjëherë në skuadër dhe bëri një stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa mesfushori kreu vrapime përreth fushës, duke mos kryer ushtrime force me grupin tjetër të futbollistëve.

dwd-470x256

Edhe mbrojtësi Bitri vazhdon me stërvitjen e diferencuar, ndërkohë që Alma Ualiki nuk u zhvesh fare për stërvitje, por qëndroi në kompleks për të parë ekipin. Nigeriani erdhi në merkaton e verës me pretendimin për të qenë titullar në të majtë të mbrojtjes, por ai ende nuk ka debutuar. Nga i afruar si titullar, Ukaili ka përfunduar si tifoz i kuq.

uakili

STËRVITJA- Përpos ushtrimeve të zakonshme në një seancë stërvitore, ditën e djeshme Gega praktikoi një tjetër skemë apo mënyrë loje për të tijtë. Fillimisht ishin sulmuesit ata që kishin detyrat për të bërë golin dhe mbrojtësit për të mos e lejuar atë, ndërsa më pas ndryshuan rolet, me sulmuesit që duhet të mbronin dhe prapavija që duhet të shënonte.

Te Partizani duhet të mbrojnë dhe duhet të sulmojnë të gjithë, kjo ishte edhe filozofia e ushtrimit të djeshëm dhe me sa duket është edhe filozofia e Gegës për Partizanin e këtij sezoni. Deri më tani ia ka dalë me sukses, sepse të kuqtë janë të vetëm në krye të klasifikimit. Për ta përforcuar këtë ide, edhe në minindeshjen me njëri-tjetrin i vuri të dyja repartet përballë. V. Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"