Erdhi për të bërë diferencën, “zhduket” argjentinasi i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 20:21

Erdhi për të bërë diferencën, “zhduket” argjentinasi i Tiranës

Nuk ka qenë në stërvitjen e djeshme as sulmuesi argjentinas, Ugo Karabeli. Nga ana e klubit nuk jepet asnjë shpjegim zyrtar. Fakt është se futbollisti gjatë ditëve të qëndrimit te bardheblutë nuk është se ka treguar ndonjë gjë të madhe.

ugo karabeli

Lojtari, i cili është sponsorizuar nga trajneri Ze Maria nuk dihet nëse ka lënë Shqipërinë apo jo, por me shumë mundësi ai nuk e ka kaluar provën, ndonëse erdhi si lojtar që mund të bënte diferencën. Lucas Jeremias Ugo Karabeli është nga Argjentina, por ka edhe pasaportë italiane. Luan si qendërsulmues dhe për disa ditë ka qenë në provë te bardheblutë. Ai është 24 vjeç, 1.87 metra i gjatë si dhe luan në qendër të sulmit, siç dëshiron dhe trajneri brazilian. Vazhdon të qëndrojë në ekip Gideon Ofei.

Mesfushori i avancuar po stërvitet me grupin dhe është gati për sezonin e ri. Për të nuk mund të thuhet se e ka kaluar provën, por është shumë pranë firmosjes me bardheblutë. Ofei me të gjitha gjasat do të jetë i huaji i radhës, i cili do të jetë me bardheblutë në Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"