Erdhi për këshilltar, por e “bëjnë” trajner, Rudi Vata drejton skuadrën belge në fushë: Nuk kam fjetur gjithë javën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 20:55

Erdhi për këshilltar, por e “bëjnë” trajner, Rudi Vata drejton skuadrën belge në fushë: Nuk kam fjetur gjithë javën

Aventura e ish-kapitenit të kombëtares së Shqipërisë Rudi Vata te klubi belg Muskron ka nisur në mënyrë më të çuditshme.

rudi vata

Ish-mbrojtësi kuqezi, i cili ka marrë rolin e këshilltarit të klubit të Muskronit, do të jetë sot trajner i Muskronit. Ky vendim vjen për faktin se trajneri dhe ndihmësi i tij te Muskroni janë prekur nga gripi dhe në mungesë të teknikëve, Vata është “graduar” vetëm për takimin e sotshëm ndaj Gentit si trajner.
Në një prononcim për mediat belge, ish-futbollisti shkodran pranon se për shkak të ankthit nuk ka mundur të flejë i qetë gjatë kësaj jave kur ekipi po përgatitet për takimin e radhës në kampionatin belg. Megjithatë, sfidave ai nuk u shmanget asnjëherë.

“Nuk erdha këtu për të qenë trajner. Këtë javë nuk kam fjetur fare, sepse kam menduar vetëm se çfarë duhet të bëj me lojtarët. Nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Por, ata janë të gjithë profesionistë, është në dorën e tyre për të bërë detyrën në fushë. Ndaj Gentit do të jemi një skuadër e organizuar. Kemi punuar gjatë gjithë javës. Duhet të jemi të fortë. Ekipi më ka lënë përshtypje shumë të mirë. Jam mësuar me situatat e vështira, por unë problemeve u kushtoj vetëm 5% të kohës, pasi 95% ia kushtoj gjetjes së zgjidhjeve”, përfundoi Vata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"