“Erdhi ora ime, dua trofe me klubin dhe ‘Euro 2024′”, Kieza: Me Vlahoviçin do të bëjmë çmendurira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 14:00

“Erdhi ora ime, dua trofe me klubin dhe ‘Euro 2024′”, Kieza: Me Vlahoviçin do të bëjmë çmendurira

Nga dje është publikuar një dokumentar, teksa nuk ka munguar edhe rituali i intervistave për protagonistin në fjalë. Duke nisur që nga dëmtimet për të arritur deri në momentin aktual të Juves ka folur Federiko Kieza, i cili ka zbuluar edhe objektivat ekiporë për këtë sezon.

vlah

Federiko, ka pasur ndonjë moment, pas dëmtimit, në të cilin patët frikë se nuk do të ktheheshin dot i dikurshmi?

Ka pasur shumë momente të vështira që kur më konfirmuan se ishte thyer gjuri. Në këta 10 muaj më është dashur të kapërcej shumë pengesa. Së pari dhimbja pas operacionit, pastaj 6 javë paterica: vija e finishit dukej shumë larg. Kur fillova sërish vrapimin, kishte probleme, të cilat mund të ndodhin në një rehabilitim kaq të gjatë dhe pas operacioneve të këtij lloji. E pashë që objektivi im u largua, por nuk u dorëzova. Kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm se duhet t’i rikthehem lojës. Jam mësuar të shkoj përtej vështirësive.

Riaftësimin e vuajtët më shumë fizikisht apo psikologjikisht?

Të dyja. Në fillim dhimbja ishte aq e fortë sa e kisha të vështirë të ngrihesha nga shtrati. Sot mund të them se më ka qenë e dobishme, sepse jam pjekur. Duke shkuar në fushë çdo ditë, duke u përpjekur të bëj edhe një ushtrim më shumë për të parë përmirësimet: e gjithë kjo më ka ndihmuar shumë edhe në nivel njerëzor.

Me Vlahoviçin jeni njohur te Fiorentina, por te Juvja nuk keni luajtur kurrë bashkë. Mendoni se mund të bëni më mirë se Osimhen-Kvaratskhelia te Napoli??

Dyshja Osimhen-Kvaratskhelia është një nga më të fortat në Serinë A, të dy janë në formë të shkëlqyer dhe mbi të gjitha kanë gjetur harmoninë duke luajtur së bashku që nga fillimi i sezonit. Dushani dhe unë kemi pasur disa probleme, por gjithmonë ka pasur një harmoni të madhe mes nesh te Fiorentina, të cilën shpresojmë ta gjejmë edhe këtu. Më erdhi keq që nuk isha kundër Monzës, veçanërisht pasi Vlahoviç dhe Pogba u kthyen. Pata një problem fizik, por asgjë për t’u shqetësuar. Do të jem kundër Lacios në Kupën e Italisë.

Penalizim në pikë dhe humbja me Monzën. Si arrin të fokusohet në ndeshjen e radhës një profesionist?

Duke dhënë maksimumin çdo ditë në stërvitje e në ndeshje. Mbase kemi vuajtur pak në ndeshjet e fundit, por jemi të bindur se mund të përmirësohemi.

E shihni veten si kapiten i Juves në të ardhmen?

Nuk mendoj për shiritin, thjesht dua të kthehem në formë për të bërë sa më mirë dhe për të ndihmuar. Kemi një grup të bukur italianësh që vijnë nga sektori i të rinjve, lojtarë me perspektiva si Mireti dhe Faxholi. Koha do ta tregojë pjesën tjetër, ende na mungon përvoja e Kielinit dhe Bonuçit, por duhet të mendojmë vetëm për përmirësimin.

Cilën ndeshje do të kishit dashur të luanit nga ato që keni munguar në 10 muajt e fundit?

Atë kundër Maqedonisë, sepse doja të ndihmoja shokët e mi, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur. Tani duhet të synojmë “Euro 2024”.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"