Erdhi në formën e huazimit, ja sa i kushton Bajernit një gol i Kutinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 23:10

Erdhi në formën e huazimit, ja sa i kushton Bajernit një gol i Kutinjos

Golat e tij janë më të shtrenjtit për Bajernin. Filipe Kutinjo erdhi në formën e huazimit nga Barcelona verën që kaloi. Braziliani u prit me bujë të madhe në Mynih, me shpresën se do të bënte magji me topin, ashtu siç ka bërë në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur.

kutinjoo

Por 27- vjeçari ka zhgënjyer jo pak tifozët gjermanë, duke shënuar vetëm shtatë gola për kampionët e Gjermanisë, gjashtë në kampionat dhe një në Champions. Mirëpo, janë pikërisht këta shtatë gola, të cilët do t’u kushtojnë bavarezëve plot 23 milionë euro bruto, shifër që e bën milioner lojtarin, edhe pse nuk po shkëlqen. Kujtojmë që për huazimin, në arkat e klubit katalanas shkuan plot 8.5 milionë euro. Nëse do të llogarisnim golat e shënuar, atëherë Kutinjo do të merrte plot 4.5 milionë euro për çdo gol që ka shënuar deri tani me fanellën e Bajernit.

Një shifër e lartë kjo, për një shfaqje gjysmë të kënaqshme. Por sa të rëndësishëm kanë qenë golat e tij me Bajernin? Pesë gola në kampionat janë shënuar pasi rezultati i ndeshjes ishte vendosur. Kështu, tre gola në fitoren 6-1 ndaj Verder Bremenit, 1 gol në fitoren 4-0 ndaj Fortuna Dyseldorfit dhe 1 gol në fitoren 4-0 ndaj Këlnit. Vetëm 1 gol dhe 1 asist në ndeshjen ndaj Paderbornit i dhuroi Bajernit tri pikë të rëndësishme. Në Champions, braziliani shënoi në fitoren 3-1 ndaj Totenhemit në shtëpi, në një kohë kur kualifikimi ishte siguruar prej kohësh nga gjermanët.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"