Erdhi me bujë të madhe dhe shifra rekord, mediat tallen më sulmuesin e Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 18:31

Erdhi me bujë të madhe dhe shifra rekord, mediat tallen më sulmuesin e Junajtid

Aventura e Xhedon Sanço tek Mançester Junajtid ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme. Sulmuesi u ble me bujë në verë nga Dortmund, por deri më tani ka qenë një dështim.

007

Mediat gjermane janë tallur me futbollistin duke e ironizuar atë me agjentin e famshëm Xhejms Bond. Ata kanë nxjerrë statistikat e lojtarit me “djajtë’. Në 7 ndeshje Sanço nuk ka dhënë asnjë gol apo asist. Për këtë arsye ata e kanë portretizuar sulmuesin me mbishkrimin ‘Ata më quajnë 007’.

21 vjeçari ende nuk e ka gjetur veten në ekip edhe pse konsiderohet si një ndër talentet më të mëdha në botë. Anglezi u transferua tek Mançester Junajtid në verë për shifrën e 85 milionë eurove.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"