Erdhi me bujë te Laçi, zhdukja misterioze e sulmuesit Mbombo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2017 | 14:20

Erdhi me bujë te Laçi, zhdukja misterioze e sulmuesit Mbombo

U mendua se do të ishte “bomba” e merkatos, ashtu siç kishte edhe mbiemrin, por u largua në mënyrë misterioze nga skuadra e Laçit. Bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçar Idris Ilunga Mbombo. U transferua në merkaton e verës për të forcuar repartin e avancuar të skuadrës kurbinase, por nuk arriti të linte gjurmë në kampionat.

Mbombo-658x370

Prej javësh ai nuk është më pjesë e klubit dhe mendohet se është larguar. Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se lojtari nga Kongo nuk ishte më në planet e ekipit sepse rezultoi një dështim i vërtetë dhe në këto muaj qëndrimi në Shqipëri nuk arriti të bënte asgjë. Ai luajti vetëm 29 minuta me fanellën kurbinase në Superiore, në ndeshjen mes Laçit dhe Luftëtarit, ku këta të fundit fituan minimalisht me rezultatin 0-1.

Në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë mes Sopotit dhe Laçit luajti 90 minuta dhe arriti të shënonte dy gola, mirëpo, nuk mjaftuan për të bindur askënd. Nga klubi i Laçit nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se çfarë ka ndodhur me 21-vjeçarin Mbombo, por e sigurt është që ai nuk bën më pjesë në skuadrën kurbinase. Në fakt Laçi nuk po ia ndien mungesën sepse Rexhinaldo u rikthye në formë të mirë dhe po ndihmon ekipin të arrijë rezultate pozitive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"