Erdhi me bujë në verë, mesfushori i jep lamtumirën Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2019 | 9:44

Erdhi me bujë në verë, mesfushori i jep lamtumirën Laçit

Merkatoja hapet në janar të vitit 2020, por kjo nuk i pengon lojtarët që të shkëpusin para kohe marrëdhëniet me klubet. Te Laçi ka ardhur largimi i parë dhe bëhet fjalë për Damian Gjinin, i prezantuar me bujë në muajin gusht.

bgn

 

Me Sulejman Starovën në pankinë, ai luajti si zëvendësues vetëm në dy ndeshje dhe mungesa e hapësirave e ka detyruar që të kthehet në Greqi.

Mesfushori 24-vjeçar ka luajtur në Superligën greke me Panioniosin, ndërsa në Ligën e Parë me skuadra si Kalithea dhe Hania, duke qenë titullar i padiskutueshëm.

image_823577

 

“Panorama Sport” mëson se palët e kanë ndërprerë marrëveshjen me konsensus. Prej më  shumë se dy javësh Gjini nuk po stërvitet me kurbinasit, por klubi e ka mbajtur të fshehtë këtë largim.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"