“Erdhi fundi i ciklit të Rejës”, Shkëlqim Muça e ka idenë e qartë: Nuk mund të mendosh vetëm për veten duke luajtur me 10 në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 22:20


“Erdhi fundi i ciklit të Rejës”, Shkëlqim Muça e ka idenë e qartë: Nuk mund të mendosh vetëm për veten duke luajtur me 10 në mbrojtje

Shkëlqim Muça mendon se pavarësisht rezultatit me të cilin do të mbyllen dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës, Edi Reja nuk duhet të jetë më trajneri i përfaqësueses shqiptare. Në një intervistë të dhënë për “Sport News” në “News 24”, ai ka shpjeguar në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa se pse ishte koha që trajneri të largohej e të afrohej një tjetër me një mentalitet jo mbrojtës.

muca

“Natyrisht që ky nuk ka qenë maksimumi, rezultatet mund të ishin më pozitive pasi sidomos në ndeshjen me Izraelin në fushën tonë pritshmëritë ishin të mëdha të merrnim fitore e ta kishim më të lehtë. Tani mundësitë janë shumë të vështira pasi duhet të marrim maksimumin në dy ndeshje për të kapur objektivin. Mendoj se ka ardhur fundi i ciklit, mendoj se duhet të mendohet për një drejtim të ri dhe një cikël të ri, Reja ka punuar mirë për të formatuar skuadrën me të rinj të talentuar. Mendoj se ka mbaruar koha dhe pas këtyre dy ndeshjeve, sido që të dalin, duhet të fillojë një cikël i ri me kombëtaren.

Natyrisht që kreu i grupit është objektiv, se të jep mundësi të luash në play-off te Europanit. Shorti për të kaluar direkt grupet është i vështirë, se janë me 5-6 skuadra kurse kjo të jep mundësi për play-off me dy ndeshje edhe sikur të mos fitosh vendin e parë a të dytë në eliminatore. Ndaj është mundësi e mirë. Megjithatë, skuadra i ka shërbyer më shumë formatimit me të rinj që Reja ka bërë, kurse te loja të them të drejtën kemi pasur mangësi shumë.

Kthimi i Ajetit? Këto kanë të bëjnë me filozofinë që ka trajneri, ai është mësuar me këtë grup lojtarësh. Ndaj thashë që ka ardhur koha të ndryshojë drejtimi, ai ka pasur një grup lojtarësh dhe është mësuar me ta. Ndoshta këta janë lojtarë që e kuptojnë më mirë atë, ndaj them ka ardhur koha të ndryshohet drejtimi dhe për të pasur filozofi tjetër në lojë, rikthimi në një lojtar nuk më pëlqen asnjëherë, aq më tepër te një lojtar i cili nuk luan për kohë të gjatë apo në kategori të ulët. Ka lojtarë të tjerë, edhe në kampionatin shqiptar që mund t’i besosh.

Duka nuk ka nevojë për këshilla se e di mirë dhe e kupton shumë mirë çfarë i duhet kombëtares tonë. Ndonjëherë është edhe fat se mund të jesh me emër dhe nuk mund të arrish rezultate. Por mund të them se duhet të shihet mirë për një trajner që ka vizion për futbollin sot, po shohim që ekipet e vogla janë rritur shumë në Europë, po shohim Luksemburgun, Maltën, Gjeorgjinë e Kazakistanin që merr vendin e parë. Janë skuadra që kanë rritur shumë nivelin e lojës. Me Rejën jemi munduar të marrim vetëm rezultate dhe nuk kemi parë lojëra të mira dhe tërheqëse. Sot futbolli është bërë shumë sulmues, atletik, kolektiv dhe duhet kjo filozofi. Ndaj duhet gjetur staf e trajner që ka këtë vizion, se kemi futbollistë të talentuar që mund të bëjnë këtë lloj futbolli, se filozofia për të marrë rezultatin duke qëndruar në mbrojtje, bën që futbolli të jetë i papëlqyeshëm për njerëzit dhe kemi parë se vijnë më pak kur bën një futboll të tillë. Duhet të mendosh për njerëzit, jo vetëm për veten, duke qëndruar me 10 veta në mbrojtje për të marrë një rezultat minimal i cili në fund nuk na kënaq.

Nuk është problemi i rreshtimit se mund të luash me 3 në mbrojtje e të kesh lojë shumë sulmuese, ose me 5, se ke 2 lojtarët anësorë sulmues, varet nga detyra që të jep trajneri. Ne jemi mësuar me 3 mbrojtës e dy anësorë mbrojtës tipikë. Edhe Interi luan me 5, po dy lojtarët e krahut janë sulmues. Ndaj ka të bëjë me filozofinë por jo rreshtimin. Ka të bëjë me atë që të jesh një skuadër që luan në grup në të gjithë aspektet, ky është futbolli tërheqës i sotëm. Po të shohësh Anglia, Spanja, Gjermania bëjnë këtë futboll. Italia ka mbetur pak te futbolli skematik dhe është më pak i pëlqyeshëm.

fghfghgfhgfhgfh

Broja dhe Asllani janë lojtarë shumë të rëndësishëm, jemi me fat që i kemi këto talente. Por në nëj ekip nuk rrotullohet bota pas një personi apo dy, futbolli është lojë kolektive. Të gjithë duhet të punojnë për skuadrën, duhet të luajnë të gjithë për ekipin në mbrojtje e sulm. Jemi me fat që kemi talente dhe mund t’i vendosësh në pozicionet e tyre, aftësia e trajnerit është t’i marrë maksimumin këtij lojtari e bëjë grup të mirë se në çdo repart kemi të talentuar. Ndaj dora dhe filozofia e atij që drejton ka shumë rëndësi. Nuk është punë e lehtë, me trajnerin e kemi provuar, u bënë katër vite dhe mendoj se duhet një drejtim tjetër se skuadra ka nevojë për një shtysë tjetër dhe mendim tjetër. Po menduam që të marrim trajner që të rrimë në mbrojte e marrë rezultat, nuk do të kemi dëshirë për të parë këtë ekip. Se vetë lojtarët që kemi luajnë në ekipe që duan të sulmojnë, që duan të shohin ekipin në sulm. Kur i thuhet një lojtari si Broja “kujdes se ka topin kundërshtari”, krijohet ajo që ne luajmë për të marrë rezultat në mbrojtje. Ndaj ka rëndësi ndërtimi i skuadrës me filozofi sulmuese.

Unë e kam thënë gjithmonë se në ekip me 10 lojtarë, 7 kanë aftësi difensive, natyrisht atë lojë do të presësh. Duhen lojtarë me ide për të shkuar në sulm që të fitohet.

Me këto skuadër që kishim, për ne është hap mbrapa nëse nuk dalim të parët. Që kur iku Rusia nga grupi menduam se duhet të jemi në vend të parë, se Izraeli dhe Islanda nuk janë në nivelin tonë e kohët më të mira, por janë skuadra që na hapën punë e nuk i mundëm dot. Mendoj se është dështim, por kemi edhe Europianin përpara, duhet të mendojmë si do të ndërtohet skuadra dhe çfarë drejtimi do të marrim. Unë jam i bindur që drejtimi duhet të ndryshojë.

Me Izraelin është një ndeshje që i ka të gjithë rezultatet brenda, se jemi skuadra të njëjta. Ndoshta është e favorshme që na kanë mundur se do e mendojnë të lehtë, duhet të shfrytëzojmë këtë moment psikologjik. Ne me Izraelin kemi fituar me De Biazin, i kemi mundur 3-0. Është një skuadër që mundet, por duhet vlerësuar në fuqinë që ka, jo mbivlerësuar e nënvlerësuar. Në atë që kam parë, në frymën në skuadër, të gjithë besojnë se marrim rezultat të mirë, barazimi nuk quhet i tillë se ashtu jemi të eliminuar nga vendi i parë”, tha Muça.

PANORAMASPORT.AL