“Erdhëm në Tiranë për të fituar, por na u prishën planet”, Dovedan: Loja e Bylisit është në grup…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 19:13

“Erdhëm në Tiranë për të fituar, por na u prishën planet”, Dovedan: Loja e Bylisit është në grup…

Bylisi ka marrë një barazim si fitore ndaj Partizanit. Ekipi ballshiot e pa veten në disavantazhin e dy golave, por arriti të barazojë. Dovedan, trajneri i Bylisit, foli për mikrofonin e “Supersport”, pas ndeshjes duke thënë se planet e skuadrës u prishën me dy golat e pësuar.

bandicam 2020-02-22 19-08-34-168

Barazim që shijon si fitore? “Erdhëm në Tiranë për të fituar ndaj Partizanit, dy golat e shpejtë na prishën planet dhe luftuam për të marrë barazimin”.

Pësoni gol dhe më pas jepni më të mirën? “Bylisi është një ekip i mirë, pasi arrin të kthejë rezultatet. Shënon, luan mirë edhe pasi pëson”.

Keni shumë potencial për fitoren me kaq mungesa? “Loja e ekipit të Bylisit është në grup dhe nuk varet nga lojtarët që mungojnë. Nëse luan grupi dhe funksionon, ne do të arrijmë të luajmë mirë dhe të marrim rezultatet e duhura”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"