Erald Lakti: Presidenti i Fiorentinës i pëlqen shqiptarët, nëse blen Kumbullën, bën biznes të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2020 | 0:10

Erald Lakti: Presidenti i Fiorentinës i pëlqen shqiptarët, nëse blen Kumbullën, bën biznes të mirë

Futbollisti shqiptar i Fiorentinës Erald Lakti foli me superlativa për presidentin e klubit të tij Roko Komiso si dhe për bashkëkombasin e tij Marash Kumbulla.

laktii

Në një intervistë për median pranë klubit “vjollcë” “Labaroviola”, 20-vjeçari i huazuar te skuadra e Gubios tregon se presidenti Komiso i njeh shqiptarët, ndërsa shtoi për Kumbullën se çdo klub që do të blinte atë do të bënte bizdes me leverdi.

” Presidenti i i Fiorentinës – Komiso është një njeri i madh. Më bindi se i njeh mirë shqiptarët dhe se janë njerëz të mirë.

komiso
Kombëtarja – Kam luajtur me U17, U19 dhe U20. Nuk kam kontakte me Shqipërinë U21, por jam 20 vjeç.

Kumbulla – E njoh Marashin, është në moshë sa unë. Kam luajtur me të me Shqipërinë U19. Është mbrojtës i fortë dhe me personalitet. Kushto që do ta blejë, do të bëjë biznes të mirë”, u shpreh Lakti.

Kumbulla7
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"