Era Istrefi: Momenti më i paharueshëm këtë Botëror ishte kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 14:50

Era Istrefi: Momenti më i paharueshëm këtë Botëror ishte kur…

Era Istefri ishte drejtpërdrejtë në një konferencë për shtyp të orgnizuar nga FIFA. Ajo do të kënndojë në finale të Botërorit këngën që është tashmë një hit së bashku me Niki Xhem dhe Will Smith.

37161386_10212591215796448_1723640538470547456_n

Kur ajo u pyet se cilin do të zgjidhte si lojtarin më të mirë të Botërorit përgjigjia ishte “befasuese”. Era pritej të zgjidhte një futbollist me origjinë shqiptare, por ajo tha emrin e Kristiano Ronaldos, i cili është eleminuar që në fazën e 1/8-ave nga Uruguai.

era

Megjithatë, kengëtarja e hitit “Live It Up” përmendi edhe momentin më emocionues në këtë kampionat. “Momenti më i paharueshëm për mua ishte kur luajti Zvicra dhe shënuan 2 shqiptarët” u shpreh Istrefi. Ëill Smith nga ana tjetër  tha se ishte neutral për sa i përket tifozllëkut në këtë turne. Finalja e Botërorit do të luhet në datën 15 korrik.

Këngëtarët ndodheshin në një konferencë që mund ta ndiqni më poshtë të plotë:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"