Era Istrefi do të këndojë në himnin zyrtar të Botërorit, ja kur do të publikohet kënga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 15:33

Era Istrefi do të këndojë në himnin zyrtar të Botërorit, ja kur do të publikohet kënga

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi do këndojë në këngën zyrtare të Kupës së Botës në një duet me aktorin Uill Smith dhe Niki Xhem. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “The Guardian”. Kënga zyrtare e Botërorit pritet të publikohet të premten nga Diplo, producenti amerikan që i ka realizuar hitet “Lean On” dhe “Cold Ëater” me grupin e tij Major Lazer.

2560_1526994053-6970032 (1)

“Uill Smith po i rikthehet muzikës, pasi do ta incizojë himnin zyrtar të Kupës së Botës 2018 me yllin e zhanrit të muzikës regeton Niki Xhem dhe këngëtaren kosovare të muzikës pop, Era Istrefin”, shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”.

Kënga zyrtare e Kupës së Botës, “Rusi 2018” do të përformohet në ceremoninë hapëse dhe përmbyllëse të eventit futbollistik më të rëndësishëm të globt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"