“Erdha për titullin te Kukësi”, Abazaj: Bylisi nuk është më “i vogël”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 16:51

“Erdha për titullin te Kukësi”, Abazaj: Bylisi nuk është më “i vogël”

Kristal Abazaj është 100% gati dhe garanton se ndaj Bylisit do të gjejnë edhe fitoren. Kundërshtarin nuk e quan më të “vogël”, por nga ana tjetër thekson se një ekip që do titullin, nuk mund të kapet më te fati apo mungesat. “Dëmtimi që pësova në Lushnjë në 2-3 ditët e para u shoqërua me superdhimbje. 

abazaj bylis kukesi

Por shyqyr Zotit jam më mirë dhe çdo gjë ka shkuar sipas planit. Po marr ngarkesë në stërvitje dhe do jem gati me Ballshin. Me të ‘voglat’ kemi lënë pikë, por tani e dimë se Bylisi nuk mund të quhet më i tillë. Ndaj jemi të angazhuar për të fituar. Shumicën e ndeshjes edhe fati nuk ka qenë me ne, pasi lojë kemi zhvilluar dhe raste kemi krijuar.

Nuk i kemi finalizuar ato, por nuk ka qenë mungesë përqendrimi. Siç dihet, kemi pasur mungesa të lojtarëve kryesorë që nga nisja e këtij sezoni, me Laçin kishim 4- 5 mungesa. E megjithatë, një ekip që lufton për kampion, nuk duhet t’i diskutojë mungesat. Edhe lojtarët që nga stoli duhet të bëjnë diferencën.

abazaj

Siç dihet, në planin personal nuk jam ende në 100% tim, pasi nuk kam bërë as fazë përgatitore. Por as nuk mund të them që Kukësi nuk duhet të presë më shumë prej meje, pasi erdha për të marrë titullin. Pritet shumë nga unë, ndaj do të jap maksimumin”, u shpreh sulmuesi 23-vjeçar për “SuperSport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"