“Epoka” Moxhi sapo ka filluar, 5 lojtarë amerikano-latinë në provë te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2017 | 12:56

“Epoka” Moxhi sapo ka filluar, 5 lojtarë amerikano-latinë në provë te Partizani

Partizani pritet të zhvillojë një merkato ndryshe nga sezonet e shkuara. Pas ruajtjes së bërthamës së skuadrës së sezonit të fundit, në ekip priten të afrohen lojtarë me moshë të re, të cilët do t’i shkojnë për shtat projektit të ri të klubit, që kërkon të promovojë dhe shesë lojtarë në tregun e huaj.

Moxhi Partizani zyrtare

Javën që vjen Partizani nis përgatitjet për Ligën e Europës, por njëkohësisht ata janë të hapur për të testuar edhe lojtarë të ndryshëm.

Burime pranë klubit kanë bërë me dije se fillimisht do të vijnë për t’u testuar pesë lojtarë amerikano-latinë, kryesisht uruguaianë, të cilët do të jenë të moshës 18-20 vjeç.

moxhi starova

Klubi ka preferuar që të mos publikojë emrat e lojtarëve, pasi ata fillimisht do të jenë për provë. Gjithsesi, thuhet se ata janë lojtarë që aktivizohen në repartet ofensive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"