Episodi me mbrojtësin rumun të Flamurtarit, futbollisti i Kastriotit kërkon falje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2018 | 14:39

Episodi me mbrojtësin rumun të Flamurtarit, futbollisti i Kastriotit kërkon falje

Çarles Atsina ishte protagonist i episodit që shkaktoi panik në stadiumin “Flamurtari”. Pas një përplasje me qëndërmbrojtësin e vlonjatëve, Kristian Sirgi, Atsina në rënie e sipër e godet me bërryl dhe rumuni përplas kokën në rënie e sipër. Sirgit i kalon gjuha poshtë, por për fat mjekët mbërrijnë në kohë.

sirgi

Futbollisti i Kastriotit ka kërkuar falje për episodin nëpërmjet rrjetit social “Instagram”. “Doja të kërkoja një falje të sinqertë për atë që ndodhi gjatë ndeshjes. Nuk ishte me qëllim, janë situata që ndodhin në ndeshje. I kërkoj falje klubi të Flamurtarit dhe në veçanti lojtarit Kristian Sirgi. Të uroj shërim të shpejt, ktheu shpejt.” Ishte mesazhi i sulmuesit.

astina

ambulanca ne vlore on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"