Episodi i çuditshëm, dy lojtarët mbeten jashtë ekipit për një… “like” në Instagram

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 20:35

Episodi i çuditshëm, dy lojtarët mbeten jashtë ekipit për një… “like” në Instagram

Ekipi i Spartakut të Moskës, ka lënë pa grumbulluar dy lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen e nesërme në Europa League ndaj Rapidit të Vienës, por akoma më interesante është arsyeja pse.

869097138-612x612

Kapiteni Denis Glushakov, si dhe mbrojtësi Andriei Jeshçenko, mbetën në Rusi, pasi këta dy lojtarë i kanë bërë “like” në Instagram, një video të postuar nga aktori Dmitri Nazarov, ku ky i fundit tallet me trajnerin e ekipit.

Vetë kapiteni e ka mohuar se e ka pëlqyer një postim të tillë në Instagram, ndërsa mbrojtësi Jeshçenko nuk ka bërë akoma një koment mbi këtë çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"