“Episodet bëjnë diferencën, na mungoi cilësia ndaj Tiranës”, debutoi në stolin e Egnatias, Daiu: Pengu im i vetëm ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 15:58

“Episodet bëjnë diferencën, na mungoi cilësia ndaj Tiranës”, debutoi në stolin e Egnatias, Daiu: Pengu im i vetëm ishte…

Pas humbjes 0-2 në shtëpi ndaj Tiranës, në mikrofonat e “SuperSport” është shfaqur trajneri i përkohshëm i Egnatias, Përparim Daiu, i cili ka analizuar këtë takim të parin për të në pankinën e rrogozhiasve:

daiu

“Isha shumë i qetë, më mungon fusha e sportit, sepse është ndryshe ta shohësh në tribunë. Cilësitë e Tiranës dihet, por të humbasësh nga gabimet tona, është diçka tjetër.

Episodet bëjnë diferencën, zgjedhjet i kisha të limituara. Pengu i vetëm ishte mungesa e rezultatit. Largimi i trajnerit i merr presidenti.

Ka qenë probleme jo direkt në ndeshje me Kukësin, por për arsye rezultatesh që presidenti i di më mirë. Kjo është puna e trajnerit, që matet me rezultatet.

Të gjithë ato emra që kanë dalë në media, nuk janë kontaktuar. Presidenti ka ende kojë për të bërë zgjedhjet e duhura. Të jem i sinqertë unë nuk kam qenë që të bëja trajnerin te Egnatia, Maganin e kam mik shumë. Gjërat e brendshme presidenti i di më mirë. Kampionati është i gjatë dhe ai ka investuar.

Shanset e vetes time nuk i jap unë. Në momentin që ndëshkohesh ke një kundërshtar të fortë, të duhen cilësi që të jesh të barabartë. Ne kemi pasur mungesa nga portieri e deri te sulmuesi Pedro Augusto, janë mungesa që të heqin cilësi.”, përfundoi Përparim Daiu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"