Episod i veçantë gjatë zhvillimit të ndeshjes, Obamejang lë ekipin e tij me 10 lojtarë dhe shkon në…tualet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 15:57

Episod i veçantë gjatë zhvillimit të ndeshjes, Obamejang lë ekipin e tij me 10 lojtarë dhe shkon në…tualet

Arsenali u mposht nga Brajtoni ditën e djeshme me rezultatin 1-2 brenda në shtëpi, duke e thelluar kështu krizën akoma më shumë.brajton

Mesa duket edhe shkarkimi i Unai Emeri nuk po sjell përmirësime te “Topçinjtë”, të cilët nuk njohin fitore prej 9 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet. Në ndeshjen e djeshme ka ndodhur një episod shumë i veçantë, për të cilin po flitet shumë.

Në minutën e 88’, Pierr Emrik Obamejang largohet nga fusha e lojës, duke e lënë ekipin e tij me 10 vetë, duke u rikthyer përsëri në fushë pas 3 minutash. auba

Pikërisht kjo i habiti të gjithë pasi nuk u kuptua arsyeja e largimit të sulmuesit nga Gaboni. Megjithatë këtë e ka sqaruar Lungberg, i cili pas përfundimit të ndeshjes u shpreh se Obamejang u largua nga fusha e lojës për të shkuar në tualet.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"