EPIKE/ Shtyhet prezantimi i Patos te Sao Paolo! Arsyeja? Vjedhja e kabllove të sinjalit televiziv 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 20:00

EPIKE/ Shtyhet prezantimi i Patos te Sao Paolo! Arsyeja? Vjedhja e kabllove të sinjalit televiziv 

Një situatë epike është regjistruar së fundmi në Brazil. Prezantimi i sulmuesit brazilian Aleksandre Pato te Sao Paolo, që ishte planifikuar të ndodhte këtë të hënë, është shtyrë për të martën, për një arsye me të vërtet qesharake.  

 

pato

Në një reagim në rrjetet sociale klubi brazilian bën me dije se arsyeja pse ka çuar në këtë vendim është vjedhja e kabllove në lagjen Barra Funda. 

Për shkak të kësaj ndodhie, në zonat pranë stadiumit mungon sinjali televiziv, telefoni dhe interneti, duke e penguar klubin të realizojë këtë prezantim të Patos.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"