“Epik Brozo”, ndaj Anglisë vrapoi 16 kilometra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 14:20

“Epik Brozo”, ndaj Anglisë vrapoi 16 kilometra

Në këto momente kur lodhja është rivali më i fortë i skuadrave, duhen mushkëri dhe muskuj. Kroacia duket se i ka gjetur në prag të finales. Bëhet fjalë për mesfushorin e Interit, Marselo Brozoviç. Luajti si titullar kundër “Luanëve” dhe arriti të përshkruante 16.3 kilometra. Asnjë lojtar nuk kishte vrapuar më shumë sesa ai në 120 minuta.

996397512

I vetmi që i afrohej ishte mesfushori anglez Xhesi Lingart me 15 kilometra. Për më tepër, Brozoviç kishte 6,5 kilometra me topin në këmbë. Ai fitoi shumë duele të rëndësishme në mesfushë dhe zhvilloi një sfidë vërtet epike, ashtu siç ka epitetin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"