Enzo Fernandez, blerja më e shtrenjtë në Angli 120 sekonda nga gongu/ Si tentoi Rui Kosta ta bindte të qëndronte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 22:37

Enzo Fernandez, blerja më e shtrenjtë në Angli 120 sekonda nga gongu/ Si tentoi Rui Kosta ta bindte të qëndronte

Enzo Fernandez refuzoi që të qëndronte te Benfika deri në fund të sezonit, pavarësisht se presidenti Rui Kosta luftoi për ta bindur deri në fund që të qëndronte në Lisbonë deri në fund të sezonit. Pas disa ditësh negociata të lodhshme, të cilat u intensifikuan në dy ditët e fundit të merkatos, Çelsi dhe Benfika arritën më në fund marrëveshjen për transferimin e mesfushorit argjentinas, i cili firmosi për 8.5 vite në “Stamford Bridge”.

ENZO

Por gjithçka u rrezikua që të dështonte, ndërsa të dyja palët këmbëngulën fortë në qëndrimet e tyre. Portugezja “Record” zbulonte se kontrata u firmos vetëm 2 minuta përpara rënies së gongut, falë edhe këmbënguljes së lojtarit të ri më të mirë të Botërorit të Katarit, i cili dëshironte transferimin në “Stamford Bridge” që këtë muaj.

Ndërkohë që gazeta tjetër portugeze, “A Bola”, zbulonte se pozicioni i trajnerit Roxher Shmid ishte që të mos mbante një futbollist pa dëshirën e tij në skuadër. Çelsi po rrezikonte që dështonte të transferimin e objektivit kryesor të trajnerit Graham Poter për mesfushën. Kur bisedimet u vështirësuan prej ndarjes së kësteve të pagesës së klauzolës së 22-vjeçarit, Çelsi për një moment nisi të konsiderojë edhe alternativat e tjera, mes të cilave Moises Kaisedo i Brajtonit dhe Amadu Onana i Evertonit. Por ndërhyrja personalisht e bashkëpronarit të Çelsit, Behdad Eghbali, i cili mori drejtimin e negociatave në 7 orët e fundit zgjidhi ngërçin.

chelsea-unveil-new-signing-enzo-792593882

Në fund, Benfika u dorëzua dhe pranoi që Çelsi të bëjë goditjen e tetë në këtë merkato, të cilën do ta paguajë në 6 këste, por do të derdhë në arkën e Benfikës 40 milionë paund menjëherë.

Për të bërë blerjen e Enzos më të shtrenjtën në historinë e futbollit britanik (theu rekordin e transferimit të Xhek Grilishit nga Aston Vila te Mançester Siti dy vite më parë), u paguan 1 milion euro më shumë sesa vlera e prishjes së kontratës së tij. Enzo Fernandez, i cili mbërriti në Londër vetëm ditën e djeshme, u bë edhe futbollisti më i shtrenjtë në botë, duke spostuar në vendin e nëntë Kristiano Ronaldon.

transferimet me te shtrenjta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"