Entuziazëm në Berat, Tomori drejt formës optimale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 21:01

Entuziazëm në Berat, Tomori drejt formës optimale

Në kampin beratas janë shumë të kënaqur me punën që po bëhet aktualisht. Ditë pas dite futbollistët po fitojnë ritmin dhe, sipas drejtuesve të Tomorit, treguesit janë premtues për të arritur formën optimale shumë shpejt. Për këtë aspekt është prononcuar edhe shënuesi më i mirë i Tomorit, Aldo Dervishaj, i cili për “Panorama Sport” thekson:

Tomori-2

“Pavarësisht qëndrimit të gjatë larg fushave dhe motit të nxehtë, skuadra premton të rikthehet shpejt në nivelin e duhur. Java e parë tregoi se është punuar shumë mirë individualisht nga të gjithë.

Ngarkesat në këtë minifazë po i përballojmë me sukses dhe besoj se do të jemi Tomori që ishte edhe para ndërprerjes së kampionatit”. Beratasit udhëheqin Grupin e Jugut dhe po ecin të sigurt drejt kthimit në Kategorinë e Parë.

Edi Spahiu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"