Entuziazëm i lartë dhe ritëm i çmendur, ja sa abonime sezonale ka shitur Milani deri tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 13:11

Entuziazëm i lartë dhe ritëm i çmendur, ja sa abonime sezonale ka shitur Milani deri tani

Tifozët e Milanit janë më entuziastë se kurrë me ardhjen e pronarëve të rinj kinezë në krye të klubit, të cilët nuk janë kursyer aspak gjatë merkatos së kësaj vere për të përforcuar skuadrën.

milan

Ky entuziazëm është reflektuar menjëherë te numri i abonimeve sezonale që Milani ka arritur të shesë deri tani. Plot 29 mijë tifozë kanë paguar për biletën e tyre që të jenë të pranishëm në çdo takim gjatë këtij sezoni.

Synimi i drejtuesve të Milanit ishte që numri i abonimeve të shitura për këtë vit të kapte numrin 30 mijë, por tashmë që ky objektiv është arritur që në mes të gushtit, qëllimi i ri është shitja e 40 mijë abonimeve, numër i paarritur që nga sezoni 2008-2009.

Ndërkohë vazhdon me ritme të larta edhe shitja e biletave për ndeshjen Milan-Shkëndija. Deri më tani, 5 ditë para takimit, janë shitur 18 mijë bileta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"