Enrike: Kroacia e fortë, por Modriç nuk është Mesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 15:42

Enrike: Kroacia e fortë, por Modriç nuk është Mesi

Spanja do të kërkojë të arrijë suksesin e dytë në Ligën e Kombeve sot kundër Kroacisë pas debutimit në kompeticion kundër Anglisë në “Wembley” të shtunën. Në konferencën për shtyp të trajnerit Luis Enrike, gazetarët e ngacmojnë se cili është më i mirë mes Lionel Mesit apo kapitenit të Kroacisë, Luka Modriç, i cili u shpall së fundmi nga FIFA lojtari më i mirë i vitit.

enrike

Ish-trajneri i Barcelonës e vlerëson talentin e mesfushorit të Realit, por thotë se ai nuk mund të krahasohet me argjentinasin, i cili mbetet një hap përpara të tjerëve. “Nëse flas për Kroacinë do të flisja për Modriçin dhe Rakitiçin”, iu përgjigj Enrike gazetarëve. “Por nëse do të më duhet të flas për më të mirin në botë, ai është Leo Mesi”. Fitorja 2-1 ndaj Anglisë ka rikthyer menjëherë mbështetjen e tifozëve për kombëtaren pas dështimit në Botëror dhe trajneri i ri e mirëpret entuziazmin. “Sigurisht që më pëlqen euforia.

form
Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të bëjmë tifozët e lumtur dhe në këtë rast nëse bëhet fjalë për të gjithë vendin, akoma më mirë. Ne jemi profesionistë dhe tani duhet të përgatisim në mënyrën më të mirë këtë ndeshje pas një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm.

formac
Përkrah Enrikes në konferencë ndodhej edhe Serxho Buskets, shumë shpesh njeriu i urtë i skuadrës, për të cilin Enrike rezervon vetëm fjalë pozitive: “Ai ka të njëjtin rol në kombëtare që ka te Barcelona. Unë kam edhe Rodrin dhe ai është shumë i ngjashëm me Busketsin, i cili është timoni që drejton skuadrën. Jam i lumtur që kam futbollistë kaq të mirë”. Në Elçe vijnë nënkampionët e botës dhe Enrike thotë se i respekton: “Vijnë pas një Botërori shumë të mirë. Kanë lojtarë të nivelit të lartë. Pikat e tyre të forta janë se mbrojnë dhe sulmojnë si skuadër. Kanë futbollistë që sakrifikojnë shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"