Enrike: Këta lojtarë unikë, fitojnë me stil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2015 | 10:45

Enrike: Këta lojtarë unikë, fitojnë me stil

EnrikeLuis Enrike është krenar jo vetëm për arritjet e skuadrës së tij këtë vit, por edhe për filozofinë e klubit. “Në futboll e ardhmja është gjithnjë e pasigurt. Kemi fituar trofeun e 5-të dhe tani është koha për disa ditë pushimi me familjet tona. Do të rikthehemi të karikuar dhe do provojmë të vazhdojmë të fitojmë, duke ruajtur futbollin e bukur.

Stili i Barcelonës është një referencë për ata që e vlerësojnë dhe e pëlqejnë këtë sport. Këta lojtarë fitojnë me stil”, tha katalanasi, duke u ndalur më gjatë te futbollistët e tij: “Këta lojtarë janë unikë dhe e kanë përqafuar filozofinë, edhe pse janë larguar figura të rëndësishme si Pujol dhe Ksavi. Riveri luajti shumë mirë, por kur ne arrijmë nivelin më të lartë, është e vështirë të na mundësh. Mesi? Është një lider. Shpresojmë që të vazhdojë kështu edhe në 2016-ën. Tani ndihem i lodhur, por i lumtur, sepse po mendoj Krishtlindjet dhe ndeshjen e radhës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"