Enis Bardhi në telashe, mesfushori shqiptar po hetohet nga policia për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 23:42

Enis Bardhi në telashe, mesfushori shqiptar po hetohet nga policia për…

Enis Bardhi në talashe. Policia e Valencias është duke e hetuar futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, teksa dyshohet se ka falsifikuar patentën.

bardhi

Ndaj mesfushori 25-vjeçar i cili aktivizohet me Levanten në La Liga,  është ngritur akuza për falsifikimit të dokumentacionit pasi u ndalua gjatë udhëtimit me makinën e tipit Porsche Panamera, gjatë një kontrolli rutinë në qytet të hënën pasdite, shkruajnë mediumet spanjolle.

“Mesfushori u ndalua në një kontroll rutinë rreth orës 13:20 pasditen e së hënës, kur po ngiste një Porsche Panamera. Pasi iu kërkua dokumentacioni i tij dhe patenta një nga oficerët e policisë lokale verifikoi që dokumenti i dytë nuk ishte në përputhje me rregullat e sigurisë. Polici ishte në gjendje të verifikonte me sy të lirë se karta ishte shtypur në një formë karte plastike. Përveç kësaj, oficeri i policisë zbuloi se shenja të tjera të sigurisë mungonin pasi shqyrtoi nën dritë ultravioletë”, shkruan të martën “lasportivincias.es”.

auto_8f5af831-8fce-4148-9a91-f21f271548821617715544

Futbollisti gjatë kontrollit, ka treguar bashkëpunim me oficerët e policisë. “Bardhi akuzohet për krim kundër sigurisë rrugore dhe për falsifikim dokumenti. Dokumentacioni do të dërgohet në gjykatë këtë javë. Oficerët e policisë lejuan që futbollisti të telefononte një mik me telefon për të marrë makinë”, raporton “lasportivincias.es”, sipas burimeve të policisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"