Engin Firat, drejtori sportiv i Vllaznisë dhe trajner i Moldavisë e pranon: Kosova favorite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 11:53

Engin Firat, drejtori sportiv i Vllaznisë dhe trajner i Moldavisë e pranon: Kosova favorite

Engin Firat është një figurë e njohur në Shqipëri, duke qenë se dy sezone më parë u bë pjesë e skuadrës së Vllaznisë, ku mbulon ende sot e kësaj dite rolin e drejtorit sportiv, i jashtëm te kuqeblutë.engin firat moldavia

Por turku, i cili në të njëjtën kohë mbulon edhe rolin e trajnerit të kombëtares së Moldavisë, dje pa shortin e Ligës së Kombeve që ta vinte në të njëjtin grup me Kosovën, në Ligën C, Grupi i tretë. “Nëse ka një skuadër favorite në grupin tonë, ajo është Kosova, një nga skuadrat më të mira në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve.

Por, nuk mund të lë pas edhe dy ekipet e tjera të grupit si Greqia dhe Sllovenia, – tha Firat, i cili kundrejt faktit se Moldavia nuk e njeh Kosovën dhe nuk do të mund të udhëtojnë në shtetet respektive për ndeshjen, pra takimet pritet të luhen në fusha neutrale, mbi këtë problem politik trajneri për mikronët e “SuperSport” shton:

– Kemi disa probleme, sepse ne nuk mund të luajmë në Kosovë dhe ata nuk mund të luajnë në Moldavi. Por shpresoj që këto probleme të zgjidhen dhe t’i kthehemi futbollit të luajtur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"