Eneo Bitri leksione mbrojtjes, Dalipi: Nuk kemi qenë vetvetja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 12:00

Eneo Bitri leksione mbrojtjes, Dalipi: Nuk kemi qenë vetvetja

Tomori u jep fund përgatitjeve dhe është gati për kthesën. Sot do të presë në shtëpi Besëlidhjen dhe synimi mbetet vetëm një: fitorja. Gjatë seancës së fundit, mbrojtjes i ka ardhur në ndihmë Eneo Bitri.

Tomori Dalipi

Sapo ka mbyllur kampionatin me Astanën në Kazakistan dhe po stërvitet me ish-ekipin. Prania e tij i ka dhënë një ndihmë repartit të prapavijës, me këshillat dhe eksperiencën që zotëron.

Sakaq, një tjetër lajm vjen. Kryebashkiaku Ervin Demo ka bërë prapaktheu dhe ka rikthyer donatorin Gramoz Toto, i cili dje ndoqi nga afër edhe stërvitjen. Klevis Dalipi beson tek autokritika, ndërsa për “Panorama Sport” pranon se ekipi në këto 4 javë nuk ka qenë vetvetja.

“Gjatë katër javëve të fundit, nuk kemi qenë vetvetja. Kemi analizuar me përgjegjësi të plotë situatën dhe nxorëm mësimet e duhura.

Përfundimi është një: nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe çdo javë kërkon vlerësim maksimal. Edhe djemtë kanë punuar gjatë gjithë javës me shumë përkushtim.

Kundërshtari meriton respekt, e megjithatë ne do të futemi në fushë për kthesën e madhe. Jemi të përgatitur që nesër (sot) të zbresim në fushë vetëm për fitore, për t’ia dedikuar atë më pas tifozërisë sonë”, përfundoi trajneri .

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"