Enea Jorgjin e kontestojnë edhe në Kategorinë e Parë, trajneri i Naftëtarit: Gjykim i njëanshëm!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2017 | 11:12

Enea Jorgjin e kontestojnë edhe në Kategorinë e Parë, trajneri i Naftëtarit: Gjykim i njëanshëm!

Barjam Fraholli, e ka me gjykimin. Edhe pse FSHF-ja kishte zgjedhur një arbitër të FIFA-s, si Enea Jorgji, trajneri i Naftëtarit e cilëson penalltinë e dhënë si të padrejtë.

Fraholli

“Përgëzoj ekipin mik për fitoren, por jam i pakënaqur me gjykimin. Mendoj se duhej të jepeshin më shumë minuta shtesë, si edhe penalltia që solli golin e dytë për miqtë nuk duhej akorduar.

enea jorgji

 

Kjo ndryshoi dhe rrjedhën e lojës. Si gjithmonë gjykimi është i njëanshëm, duke na dëmtuar ekipin tonë. Shpresoj shumë që në takimet e ardhshme të na shpërblehet mundi duke marrë rezultat pozitiv”, tha tekniku pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"