“Ëndrrat nuk blihen”/ Yjet e Junajtid dhe Sitit dalin kundër klubeve të tyre për pjesëmarrjen në Super Ligën Europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 18:02

“Ëndrrat nuk blihen”/ Yjet e Junajtid dhe Sitit dalin kundër klubeve të tyre për pjesëmarrjen në Super Ligën Europiane

Bruno Fernandez dhe Zhoao Kanselo janë 2 “rebelët” e parë që i kanë dalë kundër klubeve të tyre për pjesëmarrjen në Super Ligën Europiane.

Kanselo Fernandez

Futbollistët portugezë kanë shpërndarë në profilet e tyre në “Instagram”, një postim të bashkatdhetarit të tyre Daniel Podence, në të cilin tregohet refuzimi i tij për Superligën.


“Topi, kënga, ëndrra. Volei i Zidanit, Solo e Kaka, Liverpuli në Athinë, Ole (Solskjaer) në Barcelonë, ​​Kris dhe Sedorf. Ka disa gjëra që thjesht nuk mund të paguash për to”, është teksti i futbollistit të Uolves, i cili i bashkangjitur një foto të tij nga koha kur luante me Olimpiakosin në Champions.

16188420174182

Ky postim i veçantë i futbollistit të Uolves, është ripostuar nga Kanselo dhe Bruno Fernandesh, duke dalë kështu hapur kundër klubeve të tyre.

Cancelo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"