“Ëndrrat ndonjëherë bëhen realitet”, heroi Çinari: Ju tregoj pse Partizani beson te titulli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 20:50

“Ëndrrat ndonjëherë bëhen realitet”, heroi Çinari: Ju tregoj pse Partizani beson te titulli

Padyshim ai realizoi një ëndërr ditën e sotme, teksa pas 6 muajve jashtë fushave për shkak të dënimit, Eraldo Çinari sot u fut në fushë me Partizanin, dhe shënoi një gol shumë të rëndësishëm, siç ishte ai në derbi ndaj Tiranës. Pas përfundimit të ndeshjes, për “Gol pas Goli”, Çinari u shfaq shumë i lumtur, teksa u shpreh:bandicam 2021-01-21 20-47-04-218

“Asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi. Kisha minuta të pakta në këmbë. Unë nuk jam në maksimumin. Kam 6 muaj pa luajtur. Nuk e kisha menduar kështu. Ëndrrat ndonjëherë bëhen realitet dhe u bë realitet për mua. Zgjatja për zëvendësimin, nuk kishte vend. Erdhi në momentin e duhur dhe nuk mund të vinte më bukur se kaq.

Asani e di shumë mirë, që unë mund të futem dhe të ndryshoj ndeshjen. Vllaznia është me meritë aty, ka lojtarë me kualitete. Kanë bërë një kampionat shumë të mirë, pro të mos harrojmë edhe Partizanin. Partizani beson te titulli sepse ka lojtarë kampionë dhe me kualitete. 9 pikë janë, ndërkohë që do të zhvillohen edhe 22 ndeshje. Sa herë kam shënuar, kam marrë mesazhe të shumta nga shkodranët. Unë jam futbollist profesionist dhe mendoj vetëm për ngjyrat e kuq.

Akoma nuk jam në maksimumin tim, por nëse trajneri vendos të më aktivizojë, unë do të jem gati. Gjithçka është në dorën e trajnerit.”, u shpreh Çinari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"