Ëndrrat mund të bëhen realitet, muratori debuton titullar me Italinë ndaj Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 20:34

Ëndrrat mund të bëhen realitet, muratori debuton titullar me Italinë ndaj Anglisë

Surpriza më e madhe e Italisë në ndeshjen e sotme ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve ishte prania nga minuta e parë si debutues e Federiko Gati. Futbollisti i datëlindjes 1998, ka kurorëzuar kështu një ëndërr të karrierës së tij, në të cilën futbolli deri pak vite më parë ishte vetëm një pasion pasi ai punonte si murator.

dsadsadsadasd

Lojtari nuk ka luajtur ende asnjë minutë në Serinë A, por është tashmë nën kontratë me Juventusin që e bleu nga Frosinone. Por vetëm dy vite më parë, mbrojtësi në këtë periudhë të vitit mbyllte një kampionat në Serinë D me Verbania. Ndërsa në vitet paraardhëse kishte qenë pjesë e amatorëve dhe karriera si futbollist shpesh kalonte në plan të dytë ndaj jetës së përditshme, duke e ndarë me punën.

“Kam bërë pak nga gjithçka, kam punuar në treg, kam vendosur dritare dhe kam bërë muratorin. Për fat të mirë, më eci me futbollin” tregoi pak ditë më parë Gati nga grumbullimi me përfaqësuesen e Italisë.

Në verën e vitit 2000 ai kaloi nga Seria D në Lega Pro, nga Verbania te Pro Patria. Pastaj në Serinë C ishte Frosinone që e pikasi dhe e bëri menjëherë titullar në sezonin 2021-2022. Paraqitjet e tij mahnitën të gjithë aq sa Juventusi u desh të bënte një garë të ndezur me Torinon për firmën e tij. Në fund ia dolën bardhezinjtë, duke paguar 7,5 milionë euro për djaloshin dhe 2 milionë të tjera si bonuse, edhe pse e lanë në huazim në Serinë B deri në fund të sezonit.

gati italia

Sot, pas një karriere marramendëse në pak vite të nisur që nga nivelet më të ulëta, ai zbret si titullar në fushë ndaj Anglisë. Kush tha që ëndrrat nuk bëhen realitet!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"