Ëndrra për të fituar Ligën e Kampioneve, ja shpërblimet për lojtarët e Mançester Sitit në rast suksesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 11:43

Ëndrra për të fituar Ligën e Kampioneve, ja shpërblimet për lojtarët e Mançester Sitit në rast suksesi

Deri në 15 milionë paund do të arrijnë në total shpërblimet e lojtarëve të Mançester Sitit në rast të një triumfi në Champions këtë sezon. “Qytetarët” janë favoritë për të siguruar një biletë në çerekfinale pas suksesit 2-1 në Madrid në ndeshjen e vajtjes së 1/8-ave. Dhe në rast se sot do të eliminojnë Realin, atëherë në çerekfinalen në Lisbonë më 15 gusht do të gjejnë një mes Juventusit ose Lionit.
mancester siti
Por, disa nga yjet e skuadrës, si Kevin de Bryjne, Serxho Aguero apo David Silva, pritet të marrin një shpërblim të jashtëzakonshëm në rast se do të ngrenë trofeun për herë të parë në historinë e klubit. Siti nuk ka një strukturë bonusesh të barabartë mes skuadrës. Shpërblimet e futbollistëve përcaktohen individualisht në kontratat e tyre. Dhe ato nisin nga 400 mijë paund për lojtar, deri në 1 milion paund. Champions-i është i vetmi trofe që Guardiola nuk ka fituar në “Etihad” dhe ai nuk ka shkuar përtej fazës çerekfinale në 3 sezone. Megjithatë, këtë vit skuadra e tij konsiderohet favorite për të triumfuar në Lisbonë, së bashku me Bajernin e Mynihut. Kështu që, kënaqësia për të siguruar trofeun historik të Ligës së Kampioneve për “Qytetarët” do të motivohet edhe prej shpërblimeve marramendëse që klubi milioner ka vendosur për yjet e tij

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"