Ëndrra me Champions, Kukësi kërkon me çdo kusht “kokën e demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 14:55

Ëndrra me Champions, Kukësi kërkon me çdo kusht “kokën e demave”

Kukësi ka hedhur një hap të rëndë sishëm në kampionat, duke u kualifikuar në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, pasi eliminoi Tiranën.

kukesi555

Një gjë e tillë ka kënaqur presidentin Safet Gjici, pas rezultatit jo të mirë që ka marrë ekipi në javën e fundit në kampionat, ku u mposht në shtëpi nga Kamza.

Por, numri një i verilindorëve është një njeri, i cili nuk kënaqet lehtë me gjërat dhe kërkon që skuadra e tij të ngjitet sa më lart në tabelën e klasifikimit.

shameti kukesi kamza

Një dënim i mundshëm i Skënderbeut, për shkak të skandalit të trukimeve, por ndiqet me interes të madh nga drejtuesit e skuadrës verilindore, që mund të përfitojnë nga situata dhe të realizojnë ëndrrën për të marrë pjesë në Champions League.

Natyrisht, që një gjë e tillë do të kërkojë kohë deri në momentin që për korçarët do të ketë një vendim konkret, megjithatë verilindorët janë duke marrë të gjitha masat që të arrijnë vendin e dytë në klasifikim, që aktualisht mbahet nga Flamurtari.

kukesi

Një pozicion i tillë do t’u jepte mundësi kampionëve në fuqi të merrnin pjesë në kompeticionin prestigjioz, ku nuk janë përfaqësuar vitet e fundit, si dhe të mbronin titullin kampion, por gjithmonë duke bërë llogaritë me dënimin e Skënderbeut.

Një lajm i tillë ka qenë tema kryesore e diskutimit te skuadra e Kukësit, gjatë ditës së djeshme, që në një farë mënyrë ka “fërkuar” edhe duart.

kukesi

NDESHJA – Por, për të arritur në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, nuk do jetë aspak e lehtë për Kukësin, ekipin që ka pasur oscilacione gjatë këtij sezoni futbollistik.

Verilindorët janë tri pikë larg vendit të dytë dhe kanë përpara një ndeshje të vështirë ndaj Partizanit në transfertë.

27971710_1363888020423208_6940551593976345576_n

Për këtë arsye, presidenti Gjici ka kërkuar nga lojtarët e tij fitore me çdo kusht në këtë përballje, në mënyrë të mos thellohet edhe më shumë diferenca me vlonjatët.

Një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe Partizani nga ana e tij kërkon trepikëshin, për të siguruar gjithashtu vendin e dytë, nga i cili është vetëm katër pikë larg.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"