Ëndrra e Shkëndijës kthehet në makth, Milani fiton me goleadë (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 20:04

Ëndrra e Shkëndijës kthehet në makth, Milani fiton me goleadë (Video)

Nuk do të mbyllet me fund të lumtur ëndrra e Shkëndijës së Tetovës në duelin me Milanin. Eksperienca bën të vetën dhe këtë e kanë kuptuar më së miri tetovarët pas takimit të sotëm në Ligën e Europës, ku janë mundur me diferencë të thellë nga skuadra italiane.

Shkendija Milan

Kuqezinjtë italianë kanë bërë menjëherë diferencën duke shënuar dy gola të shpejtë me Andre Silvën e Montolivon, për të bërë të qartë rrjedhën që do të merrte ndeshje. Portugezi çoi në 3-0 shifrat para fundit të pjesës së parë, ndërsa Shkëndija e kishte shumë të vështirë të shfaqej para zonës së Donarumës.

Në pjesën e dytë erdhën edhe tre gola të tjerë nga italianët që kthyen formalitet kualifikimin. Borini, Antoneli dhe përsëri Montolivo shënuan në portën e Zahov për të mbyllur diskutimet e kualifikimit. Ndaj ndeshja e kthimit në Shkup do të jetë thjesht një mënyrë që tifozët të përgëzojnë Shkëndijën për rrugëtimin e deritanishëm dhe ta nxitin që ta provojë përsëri në sezonin e ardhshëm, me shpresë që më në fund të bëjë ëndrrën realitet dhe të bëhet pjesë e futbollit të madh.

Milan-Shkëndija Tetovë 6-0

Milan: Donaruma. Konti (70′ Abate), Bonuçi, Zapata, Antoneli, Kesi, Montolivo, Çalhanoglu (61′ Bonaventura), Suso (75′ Kutrone), Silva, Borini.

Trajner: V. Montela

Shkëndija Tetovë: Zahov, Todorovski, Bejtulai, Cuculi, Çelikovic (64′ Teqja), Alimi, Totre, Radeski (82′ Shefiti), Hasani, Abdurahimi (70′ Bojku), Ibraimi.

Trajner: Q. Osmani

KV: Bonaventura / Cuculi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"